Edhe pse shumë vende europaine e kanë bllokuar, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se procesi i vaksinimit me AstraZeneca do të vijojë në Shqipëri.
“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit është mbledhur pasditen e sotme dhe kanë vendosur vijimin e procesit të vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Komiteti do të mblidhet përsëri siç mblidhen vazhdimisht për të analizuar situatën dhe çdo zhvillim që mund të ketë”- tha Manastirliu.
Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në fundjavë për mësuesit në të gjithë vendin, ndërsa bllokimi i kësaj vaksine në shumë shtete i ka bërë qytetarët skeptik./ Opinion.al