Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U bëre bozë para ekranit…”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Sa hap sytë mendoj çfarë do bëj sot me mandatin që kam marrë

2025/01/16 at 10:40 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“U bëre bozë para ekranit…”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Sa hap sytë mendoj çfarë do bëj sot me mandatin që kam marrë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’Sy”, i cili e kritikon që del shpesh në rrjetet sociale edhe në media.

“Mirëmëngjes, u bëre bozë çdo ditë para ekranit. Mesa dimë, një kryeministër, ka punë dhe detyra nga ta nisë ditën e re. Nejse, për qytetari po ju dëgjojmë, se do na shuani kureshtjen për të rejat që do të thoni. E kemi nisur punën dhe ditën e re që në orën 5 të mëngjesit”, ishte komenti i qytetarit.

Duke iu përgjigjur Rama thotë se të gjitha kanalet e komunikimit i ka për të informuar qytetarët për punët e qeverisë dhe shprehet se sa hap sytë mendon se çfarë duhet të bëjë për vendin.

“I dashur Keli puna ime është të udhëheq, duke menduar, lexuar, analizuar, diskutuar debatuar, vendosur mbikëqyrur, koordinuar harmonizuar dhe informuar. Edhe këto dritare të reja që kam hapur këtu janë për të debatuar dhe informuar siç njëra për marrëveshjen strategjik trelaterale dje në Abu Dhabi të cilën edhe ti e komenteve. Tani ti thua që një KM ka të tjera punë dhe detyra nga ta nisë ditën, për mua dita nis me ty. Sepse sa hap sytë filloj dhe mendoj çdo bëj sot me mandatin që kam marrë për njerëzit për vendin tënd dhe timin, për njerëzit e këtij vendi siç je edhe ti.

Ji i sigurt që në asnjë nga punët e mia të mëdha apo të vogla, nuk rri pa mendje dhe asnjërin nuk lë pa bërë dhe këto video janë një grusht minutash ndërkohë që dita ime nis pa gdhirë dhe mbaron pas mesnate. Dritaren e të rejave e kam hapur që të paktën kush më ndjek këtu ta di çfarë bëjmë plot gjëra me rëndësi për vendin, nuk ka rëndësi për portalet që janë shumë të zënë me ato gjyqet popullore, gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

E kë dëgjuar në ndonjë media që prodhuar nga energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë. Jo, por aman ke dëgjuar me siguri që Shqipëria e ka prodhuar dem baba dem energjinë që i duhet për vete dhe prandaj duhet ta ketë me bollëk. Kjo është një gënjeshtër e madhe sepse kurrë nuk ka qenë e vërtetë diçka e tillë, prandaj e kë dëgjuar. E para është e vërteta, prandaj nuk e kë dëgjuar sepse kështu funksionon. Ka edhe një gjë tjetër që është qershia mbi tortë. Çdo të vërtetë pozitive këta mediatikët tanë e quajnë propagandë, e ke parë kur shtrihen dhe dergjen netëve në ato klubet mediatike dhe marrin nëpër gojë gjithë dynjanë. Dhe cdo gjysmë të vërtetë, negative e quajnë fakt dhe e molloisin dhe ripërtypin pa pushim, derisa ia sjellin njerëzve në majë të hundës.

Askush nuk është i detyruar të futet këtu, secili futet me dëshirë për lloj lloj arsyesh, ti thua se i sheh komunikimet e mia për qytetari, por jo se shuan, kureshtje për të rejat që unë do them. Shuaje edhe kureshtjen sepse realisht do marrësh vesh plot të reja që s’do të ti thonë”, përfundon Rama.

Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 Dhjetor, 2025 4:24 pm
Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

12 Dhjetor, 2025 4:17 pm
PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
Kryesore

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

12 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
Aktualitet

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

12 Dhjetor, 2025 3:54 pm
Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës
Kryesore

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK,Berisha:Prania e ambasadorëve, mesazh kundër Ramës

12 Dhjetor, 2025 3:52 pm
I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
Kronikë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

12 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
Kronikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

12 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

12 Dhjetor, 2025 1:16 pm
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
Bota

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

12 Dhjetor, 2025 12:38 pm
GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
Aktualitet

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

12 Dhjetor, 2025 11:58 am
Para
Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet nga Policia, arrestohet i riu që shpërndante kanabis

Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet nga Policia, arrestohet i riu që shpërndante kanabis

Moti i keq/ Ministria e Arsimit: Pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit

Përmirësimi i kushteve atmosferike, Ministria e Arsimit: Aktualisht, mësimi i pezulluar vetëm në 17 shkolla

Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”

I akuzuar për korrupsion, pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës

TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese vendosi të kthejë në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, pasi mori në shqyrtim ankimin e Kryeministrit Edi Rama kundër...

Lexo më shumë

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj

Rama shkarkon nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj
12 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Brendshëm Julian Hodaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë...

Lexo më shumë

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend

PD kërkon përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga punimet në Kuvend
12 Dhjetor, 2025

Grupi i PD ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me 30 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim

Ankimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut,Kushtetuesja vendos kalimin për shqyrtim
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së që pezulloi Belinda Ballukun...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com