Aktualitet

FOTO/Simbolikë e debatit me Ramën, Bushatit i dhurojnë për ditëlindje tren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:11 - 24/03/21 |
Opi Nion

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka festuar ditën e sotme 44-vjetorin e lindjes. Lajmin e ka zbuluar vetë Bushati nëpërmjet një popstimi në llofarinë  etij në Instagram, teksa ka zbuluar gjithashtu edhe dhuratën e veçantë që I është bërë.

“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim #bestteamever”, – shkruan Bushati në mbishkrimin e fotos.

Kujtojmë që pikërisht treni u bë simbolika e debateve në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, teksa e gjitha nisi nga mospërfshirja në listë e ish-ministrit, por edhe debatit që ka ndodhur mes tij dhe kryeministrit në selinë rozë, pikërisht ditën që do të vendoseshin kandidatët për deputetë në qarqe. Ish-ministrit, atë ditë mësohet se i ka thënë kryeministrit:

Që të mos përfshijë në lista persona të lidhur me inceneratorët, gjakderdhjet financiare, lavatriçen e betonit, krimin dhe PPP-të”.

Ndërkohë që fill pas publikimit të kandidatëve, në një dalje për mediat, kryeministri Rama iu drejtua Bushatit me fjalët: ”Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë.”/Opinion.al

Pas