Arbnora Ademaj, bukuroshja nga Kosova ka nisur karrierën në aktrim në Turqi.
Prej disa kohësh, ajo është zhvendosur në Turqi ku dhe është bërë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar” që nisi transmetimin me 23 Gusht në kanalin “Kanal D”.
Bëhet me dije se krah saj luajnë dhe mjaft aktorë të njohur si Erdem Yılmaz, Murat Onuk dhe Burcu Almeman.
Nga ana tjetër gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, prezantuesja ka zbuluar detaje nga projektet e ardhshme që do të ketë në Turqi, dhe siç duket e ardhma e saj është e ndritur./Opinion.al