Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka postuar një video të aksionit policor kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke përgëzuar misionin e tyre të vazhdueshëm.
Në përpjekje për të parandaluar sa më shumë këtë fenomen, Balla thotë se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka arritur të asgjësojë mbi 11 mijë bimë kanabis.
“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një #territoripastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. E përgëzoj Policinë e Shtetite cila përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtorive Vendore po kontrollon të gjithë territorin e vendit për parandalimin e këtij fenomeni. Edhe një herë përgëzime DVPShkodër për kontrollin e 37 koordinatave dhe asgjësimin e mbi 11 mijë bimëve kanabis”,-tha Balla.