Aktualitet

U arrestuan në Gramsh/ Prokuroria ngre akuza për spiunazh për rusët dhe ukrainasin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 21/08/22 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy rusë dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të futen në Uzinën e Armëve në Gramsh, Prokuroria ka regjistruar çështjen penale me akuza që lidhen për spiunazh.

Konkretisht sipas gazetares Klodiana Lala akuzat ngrihen në bazë të tre neneve të Kodit Penal, nenit 214, 237 dhe 279.

Por, çfarë parashikojnë këto nene:

Neni 214
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 237
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 279
Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

Pas