Aktualitet

U arrestua si bashkëpunëtore, Dhurata Saliaj tregon si ndodhi vrasja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:44 - 05/06/21 |
Opi Nion

Dhurata Saliaj e cila u arrestua ditën e djeshme si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Salia ja dëshmuar para autoriteteve policore mbi ngjarjen e rënë.

Bëhet me dije nga News24 se 33-vjeçarja ka deklaruar se ish-bashkëshorti i kërcënonte vazhdimisht se do ta vriste, duke shtuar se ai i shkonte edhe te familja e prindërve.

“Marredheniet me Kudretin i kishim shume te acaruara. Sa here une tentoja te kontaktoja me femijet, ai vinte te puna e babit ose ne shtepi dhe na kercenonte dhe thoshte se do me vriste.

Rasti me i fundit ka qene para 3 ose 4 ditesh qe erdhi ne shtepi ne Picar dhe na kercenoi si familje. Kur vinte ne shtepi shumicen e hereve i dilte mami dhe perballej me te se mua kishin frike te me nxirnin. Para 1 muaji mami ka marre urdher mbrojtje nga ai per 1 vit.

Familja ime ka jetuar nen presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bere te qarte Kudretit se une femijet nuk i le. Doja te takoja djalin ti flisja. Aty ndodhi ngjarja”, ka thënë e reja para hetuesve për ish-bashkëshortin./Opinion.al

Pas