Mëngjesin e kësaj të shtune Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e një 44-vjeçari në Elbasan, pasi në banesën e tij janë gjetur armë dhe municione pa leje.
Mësohet se në pranga ka rënë Gentian Duka, 44 vjeç. Sipas “Abc”, Duka punon si Inspektor në Drejtorinë e Tatimeve në Bashkinë e Elbasanit.
Në kuadër të operacionit “Kral”, është bërë i mundur sekuestrimi i një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.