Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën e sigurisë për Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodanin.
Mësohet se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” 40 ditë.
Prodani u arrestua disa ditë më parë për llogari të drejtësisë spanjolle. Bëhet e ditur se afati 40 ditor është dhënë për t’i lihet në dispozicion autoriteteve spanjolle për të sjellë në Shqipëri kërkesën e ekstradimit.
Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbërritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në disa vjedhje me dhunë, të banesave në Spanjë.
Kujtojmë se në 2019 Alfred Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha për vjedhje, por ai i mohoi akuzat.
Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste./Opinion.al