Prokuroria Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar një dënim prej 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa.
SPAK ka dhënë pretencat edhe për të arrestuarit e tjerë. Konkretisht është kërkuar për: Emiljano Mirani 2 vite e 6 muaj burg; Elsona Papa 1 vit burg; Napolon Hodaj 2 vite burg; Julian Zera 1 vit e 3 muaj burg; Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg; Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg dhe Bledar Hajredini 2 vite burg.
Sakaq, kujtojmë se Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh – por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.