Roberta Metsola, presidentja e Parlamentit Europian, ka reaguar për arrestimin e katër personave, mes tyre edhe të zv. presidentes së PE, Eva Kaili, pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.
Metsola ka paralajmëruar se demokracia evropiane, shoqëritë e hapura, të lira e demokratike janë nën sulm.
Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se akuzat ishin shumë serioze dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës së BE-së.
Ajo shtoi se besimi në institucionet evropiane kërkon standardet më të larta etike.
“Është çështje e besimit të njerëzve në institucionet tona dhe ky besim ka nevojë për standarde më të larta”, tha ajo.
Ndërkohë, BBC raporton se të shumtë janë ato eurodeputetë, të cilët janë të shokuar nga përmasat e ngjarjes dhe faktit që akuzat e ngritura janë vërtetë të rënda.
Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro në 16 kontrolle në Bruksel të premten. Janë sekuestruar edhe kompjuterë dhe celularë.
Masat e marra ndaj zonjës Kaili, janë pezullim nga detyra, pezullim nga partia dhe prokurorët në Greqi kanë ngrirë pasuritë e saj.