Kronikë

U arrestua për atentatin në Kamëz, kush është i forti i “Myslym Shyrit”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 24/02/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit bëri me dije se ka arrestuar tre persona për atentatin me eksploziv të ndodhur rreth dy javë më parë në Kamëz ku mbeti i plagosur objektivi Gjon Mema.

Mes të arrestuarve është dhe  Gjergj Cukali, i cili është një emër i njohur për autoritetet shqiptare.

Ai është i njohur si i “forti” i Myslym Shyrit dhe ka miqësi me persona të njohur të botës si krimit, mes tyre edhe Emiljano Shullazi.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë të shumta, duke filluar nga pengmarrje, armëmbajtjet pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ndërsa në Korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj.

Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004 në rrugën “Myslym Shyri” pas një konflikti për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali u arrestua, pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Pas