Këngëtarja Fjolla Morina, mesditën e së shtunës u arrestua nga Policia Kufitare e Morinës. Këngëtarja tentoi të hynte në territorin shqiptar, me armë zjarri me vete.
Morina fillimisht mësohet se ka bërë rezistencë ndaj Policisë së Kukësit në kufi, për të mos u kontrolluar. Ndërkohë, nesër pritet të dalë para Gjykatës.
“Armën e mbaja në shtëpi, në çantë, por kam ngatërruar çantën në momentin që kam dalë nga shtëpia”, është shprehur Morina.
Morina është kapur më armë zjarri me vete, si edhe gjatë kontrollit iu gjetën edhe 23 fishekë luftarak dhe një pistoletë çakmak./ Burimi: Abc News