Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U arrestua për abuzim me tendera, shkarkohet kryebashkiaku Lefter Alla

2023/03/24 at 1:39 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush janë zyrtarët e tjerë të arrestuar, mes tyre edhe nënkryetarja e bashkisë Bulqizë

Lefter Alla, kryetar i bashkisë së Bulqizës, është shkarkuar me vendim të Këshillit të Ministrave për shkelje të rënda.

Alla u arrestua pak ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pasi akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Vendimi është marrë sot, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese.

SPAK po heton që prej vitit të kaluar në bashkëpunim me policinë dhe rezulton se janë konsumuar veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi veç atyre tradicionale.

Zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se kryebashkiaku i Bulqizës ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata. Por, ka dhe më shumë se kaq në konkluzionet e SPAK. Të hetuarit me veprime aktive, jo vetëm kanë ngritur një mekanizëm të posaçëm për të favorizuar një firmë pjesëmarrës në tender, por kanë zbuluar se firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e kryetarit të bashkisë, Lefter Alla.

Tre vjet më parë, Alla u hetua nga SPAK për “prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”, hetim që nisi pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se shfaqej kryebashkiaku duke konsumuar kokainë. Në kuadër të hetimit, Alla iu nënshtrua dhe testit të drogës, prej nga rezultoi se nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe më pas hetimi i nisur u pushua.

Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
Vila në bregdet/Ahmetaj:Partnerja ime Erjola është pronare e tokës, nuk ia ka blerë Zotos

SPAK i sekuestron një tjetër vilë Arben Ahmetajt

Fjalimi në Krishtlindjet e para si mbret, Charles homazh për Elizabetën

Situatë tensionuese e protestave, shtyhet vizita e Mbretit Charles në Francë

Vendimi i Qeverisë, PD: Sot ju anulon qiratë, nesër ju shtetëzon pronat

Bylykbashi kallëzon “Patronazhistin”: SPAK nuk pranoi ta merrte në dorëzim

TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com