Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë ndaj Valter Bami, nga arrest në burg në arrest shtëpie. Shuarja e masës ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6 mujor i hetimeve nën masën arrest me burg. Duke qenë se ai akuzohet vetëm armëmbajtje pa leje, dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas, gjykata zbuti masën e sigurisë.
Bami u arrestua me 7 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje, ndrësa në gjykatë prterendoi se armën sportive, e ka me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, të lëshuar nga Sistemi i Informatizuar i Menaxhimit të Armëve në Komisariatin e Policisë së Krujës.
Pas shoqërimit në policinë e Krujës herën e parë, por edhe pasi u ndalua për shkak të ekspertizës së barutit, Bami mohoi akuzën duke pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin ku u shkrehën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas. Ai pretendoi se në atë orë ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët.