Bota

U arrestua një ditë më parë, gjykata ruse merr vendimin për Alexei Navalny


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 18/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një gjykatë në Rusi ka lënë në burg për 30 ditë liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny, për shkelje të dënimit me kusht.

Alexei Navalny do të mbetet në paraburgim për 30 ditë deri në 15 shkurt”, shkruan në Twitter, avokati i Navalny, Vadim Kobzev.

Ky vendim i Gjykatës Ruse është marrë pavarësisht thirrjes së Shteteve të  Bashkuara të Amerikës dhe disa qeverive evropiane për lirimin e Alexei Navalny, nga paraburgimi.

Navalny u arrestua mbrëmë në aeroportin Sheremetyevo, pasi mbërriti nga Gjermania, ku qëndroi rreth 5 muaj për t’u kuruar nga një helmim me agjentin nervor Novichok, për të cilin ai akuzon shërbimet sekrete ruse./Opinion.al

Pas