Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, është transferuar këtë të hënë në spitalin e burgut. Mësohet se Tuci ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ish-kryebashkiaku, ndodhej në paraburgimin e Reçit në Shkodër, pasi u arrestua me urdhër të SPAK.
Tuci u vu në pranga më 13 korrik të këtij viti i akuzuar për shpërdorim detyre. Për të njëjtën akuzë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” u vendos edhe ish-administrator i Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku.
SPAK bëri të ditur se Fran Tuci në bashkëpunim me ish-administratorin e njësisë Iballë, në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor, i cili ka cenuar një sipërfaqe të madhe të fondit pyjor në pronësi të Bashkisë.