Jamarbër Malltezi, ka mbërritur në Komisariatin e Policisë, pasi u arrestua në aeroportin e Rinasit, teksa po priste bashkëshorten e tij të kthehej nga një shtet i BE-së.
Mbi Malltezin rëndojnë akuzat për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani.
Dhëndri i ish-kryeministrti Sali Berisha, u ndalua nga policia mbrëmjen e sotme, ndërsa GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Kujtojmë se hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.