Aktualitet

U arrestua me gjyqtaren Hoxha, ndryshon masa e sigurisë për mjekun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 28/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin mjeko-ligjor Shkëlqim Korbi.

Mësohet se  gjykata ka vendosur për Korbin masën e sigurisë arrest në shtëpi. Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mjeku Shkëlqim Korbi u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në një skeme korruptive në Gjykatën e Krujës.

Sipas dosjes së SPAK mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.

Sakaq, të arrestuarit e tjerë vazhdojnë që të jenë në qeli./Opinion.al

Pas