Kronikë

U arrestua me 20 kg kokainë në Itali,si e la të lirë drejtësia shqiptare Kajmakun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:11 - 12/06/22 |
Opi Nion

Policia italiane ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, pasi i janë sekuestruar 20 kg kokainë. Kajmaku i cili tashmë do të përballet me drejtësinë italiane, ka patur një betejë të gjatë me atë shqiptare, e cila e la të lirë.

Kajmaku u zgjodh kryetar i bashkisë së Vorës në 30 qershor 2019, në një garë pa kundërshtar, pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Ishte Partia Demokratike që akuzoi se Kajmaku kishte falsifikuar dokumentin e dekriminalizimit. PD bëri të ditur në atë kohë se ai kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim.

Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Pas një sërë akuzash dhe kundër akuzash mes maxhorancës dhe opozitës, drejtësia shqiptare nisi hetimet për Kajmakun. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe policia e shpalli në kërkim.

Pas disa muajsh në arrati, ish-kryebashkiaku u arrestua në një spital privat në Tiranë, më 7 korrik 2020. Por, një ditë pas arrestimit, Apeli shpëtoi nga burgu Kajmakun. Ishte prokurorja e çështjes, Arta Marku që kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar qëndrimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave të ngjarjes.

Sipas Markut në atë kohë, Kajmaku nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe nuk rrezikonte të largohej nga Shqipëria. Vetë Kajmaku me anë të një dokumenti bënte të ditur se vuante prej 15 vitesh nga diabeti.

Pas