Arratia e shqiptarëve nga burgu i Kassandrës në Halkidhiki ka zgjatur vetëm 4 ditë.
Ata janë arrestuar mëngjesin e të shtunës në Efpaliou Fokis, një zonë pyjore, ku dy të arratisurit ishin fshehur në një plantacion të mbjellë me kanabis.
Mediat greke bëjnë të ditur se ata kishin me vete kallashnikovë dhe granata në momentin e arrestimit.
Më 16 korrik, gjatë numërimit të zakonshëm të së hënës, dy shqiptarët nuk kanë qenë ndërmjet të burgosurve. Policia greke u vu menjëherë në kërkim pasi ata konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.
Emrat e tyre nuk bëhen të ditur por dihet se janë 31 dhe 33 vjeç dhe vuajnë dënimin me burgim përjetshëm për vrasje. /Opinion.al