Aktualitet

U anulua udhëtimi me traget, 3 qytetarë në telashe për protestën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 26/08/21 |
Opi Nion

Tre qytetarë të cilët ditën e djeshme protestuan, duke bllokuar rrugën, për vonesën e nisjes së tragetit nga Porti i Durrësit në drejtim të Italisë janë proceduar nga policia.

Autoritetet bëjnë me dije se janë proceduar shtetasit me inicialet A. M., 50 vjeç, banues në Skrapar, A. G.,52 vjeç, banues në Divjakë dhe Xh. D., 52 vjeç, banues në Shijak.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në lagjen nr.4, Durrës, pasi janë njoftuar se udhëtimi i tyre me traget ishte anuluar, kanë organizuar protestë në mënyrë të paligjshme, me pasagjerët e linjës, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugë”, njofton polica.
Ata do të ndiqen penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”./Opinion.al

Pas