Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, reagon nga Italia Laert Hasalla

2023/03/30 at 9:05 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, reagon nga Italia Laert Hasalla

Një konflikt mes dy familjeve në Garunjas të Lushnjes dyshohet se është arsyeja pas plagosjes së 60-vjeçares Bajame Senej pasditen e kësaj të enjteje. Për këtë arsye, policia ka shpallur në kërkim Armando Hasallën si autor të dyshuar.


Por vëllai i tij, Laerti, mohon që familja e tij të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Në një bisedë telefonike nga Italia me gazetaren Anila Sefa, ai pretendon se vëllai, Armando, i cili më parë ka pasur emrin Emiljan, ndodhet në Greqi dhe ka shkuar atje para 19 ditësh.

Ai tha më tej për gazetaren Sefa se familja tjetër Hasalla e ka sajuar ngjarjen. Bajame Senej është motra e Kastriot Hasallës. Ky i fundit u dënua me 35 vite burg ditën e sotme për vrasjen e vëllait të Laertit dhe Armandos, Romeo Hasallës. Vendimi për ngjarjen që ka ndodhur në vitin 2021 u dha sot nga Gjykata e Lushnjes.

Laerti shprehet se në seancën e sotme gjyqësore ka qenë vetëm babai i tij, Shaipi. Laerti thotë më tej se nuk ka pasur konflikte të tjera me familjen tjetër Hasalla. Sa i përket vrasjes së vëllait, ai është shprehur se “ia la shtetit në dorë këtë punë”.

Kujtojmë që më herët, Afrim Hasalla, vëllai i Kastriotit pretendoi se të shtënat me armë që u qëlluan ndaj motrës së tij erdhën nga familjarët e Shaip Hasallës. Afrimi tha se Kastrioti mbrojti në konfliktin që ndodhi në vitin 2021 vëllain dhe djalin e tij.

Shkak i konfliktit mes dy familjeve është bërë një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh e mbjellë me ullinj.

Laert Hasalla: Unë jam Laert Hasalla, çuni i Shaip Hasallës nga Garunjas.

Anila Sefa: Ku ndodhesh ti?

Laert Hasalla: Unë ndodhem në Itali në Sannicandro di Bari, kam hipur që mbrëmë në traget në orën 19:30.

Anila Sefa: E more vesh ngjarjen ditën e sotme?

Laert Hasalla: Unë tani e mora vesh dhe vëllai im nuk ishte fare aty, është në Greqi. Do të flasësh edhe ti në telefon me atë. Ne nuk jemi fare në Shqipëri. Unë jam me gjithë familje dhe me gjithë nuse me dy fëmijët jam në Itali. Vëllai është në Greqi ka nga data 11, 12 Mars, ka ikur në Greqi. Ata e kanë nxjerrë në kërkim, nuk e di çfarë kanë trilluar aty ata.

Anila Sefa: Si quhet vëllai?

Laert Hasalla: Armando, se e ka ndërruar ai nga Emiljan e ka Armando Hasalla.

Anila Sefa: Kush dyshoni që kanë qenë?

Laert Hasalla: Nuk më intereson fare. Ata e kanë bërë vetë këtë gjë.

Anila Sefa: Pse?

Laert Hasalla: Sot ka qenë babai në gjyq dhe atyre i janë dhënë dënime dhe tani paskan ardhur me avokatin lart. Çfarë do avokati që i shoqëronka këta nëpër shtëpi. Siç ka deklaruar vetë, avokati i shoqëron këta nëpër shtëpi dhe këta tjerët janë me makina. Ata e kanë bërë vetë këtë çështje se ku ta di unë më, duan të shpëtojnë mbase nga ato 30-40 vjet burg që ka ngrënë i vëllai që vrau 3 veta. Nuk ka të drejtë të më cënojë mua familjen dhe të më thotë mua që ma ka bërë ky. Unë do i hedh në gjyq, do i çoj në Gjykatë të Lartë për këtë gjë që më akuzon dhe më ka shqetësuar.

Anila Sefa: Në gjyqin e Kastriot Hasallës, kush ka qenë nga familjarët tuaj sot?

Laert Hasalla: Ka qenë vetëm babai se unë jam në Itali sot. Babai më ka folur në orën 16:30 dhe babai sa zbriti nga makinat. E pashë nga kamerat e telefonit, kur zbriti babai nga makina dhe e mora në telefon me anë të nuses të vëllait se nuk ka njeri atje.

Anila Sefa: Si e more vesh ngjarjen për sot?

Laert Hasalla: Më ka marrë daja në telefon, nuk e dija fare, jam tek vjehrri në Itali. Në Bari, Sannicandro di Bari quhet fshati.

Anila Sefa: Keni pasur konflikte të tjera që pas vrasjes së Romeos?

Laert Hasalla: Unë nuk kam pasur fare konflikte. Unë ia kam lënë shtetit në dorë këtë punë. Të ishte për t’u marrë me këtë punë nuk prisja fare. Ata kanë një vit që kanë dalë nga burgu dhe nuk kam pasur as gërricje me ta dhe asgjë. Kështu që unë nuk kam punë fare më me ta./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Para
Veliaj: Nuk ka trafik në Tiranë, përveç ditëve me shi apo kur qytetarët shkojnë në punë

Veliaj: Nuk ka trafik në Tiranë, përveç ditëve me shi apo kur qytetarët shkojnë në punë

Ndërtimi i kullave në Tiranë, Veliaj: Të nevojshme, qendra historike është mbrojtur

Ndërtimi i kullave në Tiranë, Veliaj: Të nevojshme, qendra historike është mbrojtur

Projekti te Piramida, Veliaj: Do të jetë një nga shkollat më të mëdha teknologjike

Projekti te Piramida, Veliaj: Do të jetë një nga shkollat më të mëdha teknologjike
















TE FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
15 Nëntor, 2025

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
15 Nëntor, 2025

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Nëntor, 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton sot se vendi ynë ditën e Shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
15 Nëntor, 2025

Dashi Këshilla të vlefshme për të rritur të ardhurat tuaja mund t’ju vijnë sot, ndoshta nga një mik i ngushtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com