Ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami ka përfunduar në gjykatë.
Bëhet me dije se Rami akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Sjellim në vëmendje se ish-kryebashkiakja Rami është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërsa pritet t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar.
Sipas SPAK, Zamira Rami kishte prishur prona të ligjshme të 2 qytetarëve, duke shkaktuar kështu një dëm prej 50 milionë lekësh të reja./Opinion.al