Kronikë

U aksidentua me autoambulancë, infermierja humb jetën në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 28/09/20 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta ditën e sotme 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mami në maternitetin e Sarandës.

Ajo mbeti e plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur një javë më parë, ku përfshi një ambulancë dhe një automjet BMW X5.

Mesnatën e datës 21 shtator autoambulanca po shkonte te merrte një pacient kur është përplasur me automjetin që drejtohej 24-vjeçari K.K.

Pas përplasjes, mjeti me targa angleze përfundoi brenda lokalit të E.K ndërsa drejtuesi ka mbetur i lënduar.

57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth një javë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte./ Opinion.al

Pas