Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.
Mësohet se një motomjet ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë e përplasjes të dy, shtetasit mbetën të plagosur.
Ata u dërguan në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Por raportohet se 77-vjeçari H.M. nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.