Vdekja fatale e një të mituri nga temperaturat e ftohta në duart e nënës gjatë natës ka revoltuar të rinjtë e Durrësit të cilët kanë reaguar sot përmes një protestë përpara Bashkisë Durrës.
Për të rinjtë, varfëria është një realitet i hidhur që po e përjeton i gjithë qyteti i Durrësit duke akuzuar Bashkinë për mungesë politikash kundër varfërisë ekstreme.
Balkanweb raporton se të rinjtë protestues qëlluan me vezë e hodhën tymuese drejt bashkisë ndërsa kërkonin që ajo të reagojë në ndihmë të qytetarëve të saj.