Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupit parlamentar të PD në seancën e ditës së enjte ku u votua nen për nen buxheti i vitit 2024.
Ndryshe nga herët e tjera, referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.
Mësohet se ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike. Më herët, gjatë incidentëve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.