Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tym i zi nga takimi Kurti- Mustafa! Pengesë, posti i kryetarit të Kuvendit

2020/01/28 at 8:45 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tym i zi nga takimi Kurti- Mustafa! Pengesë, posti i kryetarit të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.  Lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, u takuan të martën në mbrëmje në praninë e përfaqësuesve të vendeve të Quint-it dhe përfaqësueses së BE-së në Kosovë. Pas takimit, i mandatari për kryeministër, Albin Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje me zotim të njëanshëm.

“Zotimi duhet të jetë i dyanshëm”, theksoi ai. “Ne nuk pranojmë të negociojmë në stilin merre ose lëre”, tha Kurti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit ka thënë që partia e tij është e bindur që propozimin që ia ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje, në kohët e fundit,është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe e cila krijon baraspeshë mbi suazat e votës dhe besimit të qytetarëve që kanë marrë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

“U shprehëm se mbesim të hapur në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje, ne në çdo moment jemi të gatshëm që të lidhim marrëveshjen për qeverisje dhe konsiderojmë se do të jetë një marrëveshje që i kontribuon vendit, i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit, i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe jep përgjigje në besimin qytetar, të cilin ne e kemi marrë”, ka thënë Mustafa.

Në takimin e Kurtit dhe Mustafës, morën pjesë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ambasadori i Gjermanisë, Christian Held, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, si dhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe të ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Në këtë takim, sipas përfaqësuesve të LVV-së dhe LDK-së, ambasadorët e Quint-it u informuan rreth rrjedhës së negociatave për krijimin e koalicionit qeverisës.

Lidhja Demokratike e Kosovës po e sheh dorëheqjen e kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si zgjidhje për nyjën e krijuar rreth marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas LDK-së, dorëheqja e Konjufcës do t’u hapte mundësi partive në negociata, Vetëvendosjes dhe LDK-së, që të ndajnë në mënyrë të barabartë pushtetin, ngase kjo pozitë do t’i bartej nën udhëheqje LDK-së, kurse pozita e kryeministrit Vetëvendosjes.

LDK-ja pretendon që pozitën e kryetarit të kuvendit ta mbajë deri në ditën kur kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, diku në pjesën e parë të vitit 2021. Duke kërkuar që Vetëvendosje me marrëveshjen për koalicionin qeverisës ta mbështesë kandidatin e LDK-së për president, kjo e fundit më pastaj do t’ia kthente postin e kryetarit të kuvendit Vetëvendosjes, kurse do të ruante për vete postin e presidentit të shtetit. Ndërkaq sa u përket ministrive, Vetëvendosje dhe LDK kanë një marrëveshje që ato të ndahen pesë me pesë, si dhe dy ministri për pakicat./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

14 Gusht, 2025 6:47 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

14 Gusht, 2025 6:28 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

14 Gusht, 2025 6:04 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

14 Gusht, 2025 5:48 pm
Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

14 Gusht, 2025 5:34 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

14 Gusht, 2025 5:12 pm
Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Nga 2 Shtatori rregulla të reja për rinovimin e vizave

14 Gusht, 2025 4:55 pm
Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës
Bota

Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës

14 Gusht, 2025 4:36 pm
Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez e akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

14 Gusht, 2025 4:15 pm
Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë
Aktualitet

Berat/ Zbulohet parcela me bimë narkotike, arrestohen 2 kushërinjtë

14 Gusht, 2025 4:01 pm
Para
Reagon IGJEUM: Sa i fortë ishte tërmeti, Panik tek qytetarët

Reagon IGJEUM: Sa i fortë ishte tërmeti, Panik tek qytetarët

VIDEO/Tërmeti i fundit shkakton panik në Tiranë, qytetarët në rrugë

VIDEO/Tërmeti i fundit shkakton panik në Tiranë, qytetarët në rrugë

Opinion/ Ngjarja e Kavajës dhe policia!

Ndiqni LIVE emisionin Opinion

TE FUNDIT

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
14 Gusht, 2025

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 17 persona u vranë të enjten nga sulmet ajrore izraelite,...

Lexo më shumë

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
14 Gusht, 2025

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të...

Lexo më shumë

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
14 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të arrijë një marrëveshje dhe...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike
14 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarret në vend paraqitet më e stabilizuar në shumë zona problematike, pas angazhimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com