-Teknologji

Twitter do të testojë opsionin e bllokimit të përgjigjeve


               Publikuar në : 09:02 - 09/01/20 |
xhu lia

Rrjeti  social “Twitter” pritet të  testojnë opsione të reja, që do t’u mundësojnë përdoruesve të kontrollojnë se kush mund të përgjigjet në postimet e tyre, apo t’i bllokojnë përgjigjet plotësisht.

“Ne duam t’i ndihmojmë përdoruesit që të ndjehen të sigurt kur janë pjesë e bisedave në Twitter”, -thanë zyrtarë nga kompania.

Ky veprim vjen pasi kompanitë e mediave sociale janë nën presion për të adresuar të ashtuquajturat ngacmime në internet.

Twitter tashmë ofron një opsion që u lejon përdoruesve t’i fshehin përgjigjet në postimet e tyre. Kompania njoftoi për eksperimentin që do të bëjë këtë vit gjatë një prezantimi në Las Vegas./Opinion.al/

Pas