Videot dhe imazhet dramatike të pushtimit dhe vuajtjeve që Rusia ka shkaktuar janë bërë virale në mediat sociale – tani qasja në Twitter, ku shumë imazhe të tilla shpërndahen, është bllokuar për përdoruesit në Rusi, ka thënë për BBC kompania e lidhjes së internetit NetBlocks.
Shërbimet filluan të ndërpriten të shtunën në mëngjes për shumë ofrues.
Autoritetet ruse dhe platformat e mediave sociale janë përplasur për rregullat e platformës në lidhje me konfliktin me Ukrainën.
“Kufizimi i Twitter nga Rusia do të kufizojë ndjeshëm rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë krize kur publiku ka më shumë nevojë të qëndrojë i informuar”, tha drejtori i NetBlocks, Alp Toker./Opinion.al