Nëse nuk do ishte për komentatorin i cili flet shqip dhe për ndjeshjen Shqipëri-Gjeorgji, me siguri çdo kush do ta ngatërronte këtë mbrëmje Televizionin Publik Shqiptar me atë francez TF1. Shkak është bërë veshja e siglës së TVSH me ngjyrat e flamurit francez. Një ekzagjerim në dukje i drejtuesve të këtij televizioni, që këtë mbrëmje janë bërë më francez se vetë francezët, nëse do huazonim një shprehje të njohur.