Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tv Merkel që të “nxjerr bojën”

2018/04/27 at 8:02 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada Metaj


Nuk besoj se Edi Rama e ka të qartë si përkthehet në gjermanisht “media e kazanit”, por jam e bindur që në Berlin duhet ta ketë mallkuar “shpikjen” e tij për të fyer gazetarët shqiptarë. Jo se sulmet e orkestruara në portalet e kontrolluara prej tij ndaj një politikani të lartë gjerman si Krishbaum mund të cënojnë negociatat.

As se mungesa e lirisë së medias në Shqipëri është shqetësim për Gjermaninë më shumë sesa Kosova, por për faktin e thjeshtë se një shtet serioz, anëtar i BE, nuk mund të pranojë që mediat pranë qeverisë të fyejnë, denigrojnë apo dhe më keq të ushtrojnë presion ndaj dikujt që mendon ndryshe nga Edi Rama. Dhe kur ky mendim kundër, vjen nga një anëtar i Bundestagut, shumëkush e ka të qartë se ç’ndodh me të tjerë.

Megjthatë, është për të ardhur keq që, të zhgërryer në llumin e përditshëm të mllefit dhe interesave milionëshe, pakkush në Shqipëri, madje dhe vetë opozita, nuk shqetësohet  më,  kur portale me pronësi të paidentifikuar dhe me financime tejet të dyshimta, shpifin dhe sulmojnë pa kurrfarë etike çdokënd që investigon apo kritikon qeverinë.

Por ky standard nuk mund të pranohet në Berlin.  Madje as kur kryeministri bën viktimën e kazanit mediatik, siç ndodhi dy ditë më parë në Bundestag.  Pjesë të zbardhura të bisedës së zhvilluar atje mes kryeministrit tonë dhe deputetëve gjermanë treguan se ligjvënësit e Bundestagut jo vetëm ishin në dijeni të sulmeve ndaj deputetit Krishbaum, por kishin informacione të sakta për portalet që kishin orkestruar akuzat ndaj tij dhe për ata që financonin këto portale. Askush nga qeveria deri më sot nuk e ka përgënjeshtruar zbardhjen e këtij debati, që duket kaq familjar për kryeministrin dhe “median e kazanit” dhe kaq i kaotik për njerëzit që janë njohur me ngjarjen.

Publiku, sigurisht që nuk e ka të qartë se kush fshihet pas portaleve, që botuan sulme të pastra denigruese ndaj një deputeti gjerman. Por ajo që duket kaq e vështirë për t’u mësuar në një Tiranë të vogël, ka qenë “vakti” që deputetët gjermanë i kanë servirur kryeministrit dhe stafit të tij. Në Berlin mesa duket e dinë  më mirë se  këtu se kush është  media e kazanit që shpif dhe sajon lajme të rreme për një ligjvënës gjerman. Se kush fshihet pas portaleve pranë kryeministrit që ka frymëzuar këto sulme, madje dhe se kush i financon ato. Atë që me shikim të lirë e konstaton, mjafton të klikosh njëherë disa portale, parlamentarët gjermanë e kanë konsideruar shqetësim.

Gjë që dëshmon se jo vetëm reforma në drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë standardet e vetme që Shqipëria duhet të plotësojë. Pjesë e një demokracie të shëndetshme duhet të jenë dhe financimet e zbardhura të medias, të asaj kombëtare por dhe tëc cdo portali që mund të keqpërdoret nga pushteti. Të asaj pjese të medias që manipulon dhe fsheh të vërtetat në funksion të pushtetit dhe që financohet prej tij. Që për më tepër ,vihet në përdorim të gjitha herët, kur zëra publikë kritikojnë qeverinë.  E që  ndoshta kanë të drejtë ta bëjnë për sa kohë askush nuk heton për burimet financiare të një pjese të medias. Të këtij kazani që, mesa duket, për herë të parë iu kthye kundër dhe atij që e frymzoi dhe e mban në këmbë.

Kundër  një kryeministri që na bëri peshqesh ERTV pa na treguar asnjëherë se nga i burojnë të ardhurat për të mbajtur një media me emrin e tij. Të gjitha këto për fat të keq i kemi ditur dhe diskutuar ndoshta çdo ditë, por ajo që ndodhi në Berlin ndoshta do të na ndriçojë pak më shumë në qorrsokakun, ku një pjesë e politikës ka futur median. Duke ndihmuar ndoshta Edi Ramën me pyetjen : a do të kërkosh ndonjëherë hetim se kush fshihet pas medias tënde të kazanit, kush e financon dhe e mbështet? E nëse nuk e bën për të drejtën tonë për të qenë të informuar, të paktën bëje për veten, që mos të turpërohesh herë tjetër në një takim të nivelit të lartë si  kryeministri gënjeshtar. Sepse sharjet dhe fyerjet që të argëtojnë dhe publikohen me bekimin tënd, janë ushqimi i preferuar për oborrin kryeministror, por helm për seriozitetin e një vendi që Gjermania. Ku nuk ka Merkel TV, por politikanë dinjitozë që nuk magjepsen nga banalitetet e groteskut shqiptar.

 

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
A jeni feminist? Ja si përgjigjet Presidenti Trump

Hetimi- Del raporti i parë, konstaton se Trump nuk ka bashkëpunuar me Rusinë në zgjedhje

Eshtë mashkull! Nuk do t’ju besohet të kujt janë këto të pasme bombastike

Eshtë mashkull! Nuk do t’ju besohet të kujt janë këto të pasme bombastike

Sulm me thikë në shkollë në Kinë, vriten 7 nxënës e plagosen 12 të tjerë

Sulm me thikë në shkollë në Kinë, vriten 7 nxënës e plagosen 12 të tjerë
















TE FUNDIT

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com