“Kur të shpërndahen çmimet në Oscar, një ndër kandidatët më entuziast në këtë mbrëmje do të jete filmi që askush nuk e kishte menduar”.
“Një histori dhe një kapitull që Evropa dhe bota pothuajse e kanë harruar. Shpërbërja e përgjakshme e ish-Jugosllavisë. Ishte koha kur perdja e hekurt i regjimit në Beograd u thye dhe një copë Evropë që ishte e zhytur në luftë”, thuhet në reportazhin e ZDF-së.
Sipas televizionit gjerman, fati dramatik i Kosovës, pasqyrohet në miqësinë e dy djemve në filmin “Shok”.
Më pas reportazhi i bënë një përshkrim filmit dhe protagonistëve të tij.