Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri, udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë.
Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoks (vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantin, me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën, në Nish), ndërsa bajraktari serb, Millosh Obrenoviçi, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane.
Millosh Obrenoviçi vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve./shqiptari.eu