Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia shtrin ndikimin në Kosovë përmes investimeve qindra milionëshe

2016/07/18 at 6:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Turqia shtrin ndikimin në Kosovë përmes investimeve qindra milionëshe

Turqia është vendi që ka shtrirë në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit ndikimin e saj të madh.


Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Turqia zë vendin e parë sa i takon investimeve në Kosovë me mbi 290 milionë euro.

Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të agjencive turke që ndihmojnë në zhvillimin e projekteve të ndryshme, Turqia ka edhe mbi 500 projekte të tjera të realizuara që prej pasluftës e deri më sot, dhe një pjesë e tyre po vazhdojnë të realizohen.

Por, shuma reale e këtyre projekteve nuk është bërë e njohur nga agjencitë.

Në mesin e projekteve janë edhe një numër i xhamive të rindërtuara apo edhe të ndërtuara nga fillimi.

Që prej vitit 2004 në Kosovë vepron edhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim [TIKA].

Zyrtarët në këtë agjenci i thanë Radios Evropa e Lirë se që nga periudha kur ka nis punën në Kosovë kjo organizatë ka realizuar qindra projekte të ndryshme.

Blerim Karabaxhaku nga kjo agjenci, i tha Radios Evropa e Lirë se projektet e realizuara, por edhe ato që janë duke u realizuar janë të profileve të ndryshme.

“[Investimet janë bërë] në arsim në shëndetësi, në mbrojtjen e monumenteve kulturore, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, pra në zhvillimin e trajnimeve të ndryshme dhe institucioneve”, tha Karbaxhaku.

Agjencia Tika, thotë se ka restauruar një numër të madh të xhamive, por edhe ka bërë investime në ndërtimin e xhamive të reja në të gjithë Kosovën.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës në Kosovës në vitin 2013 ka premtuar se do të jepte fonde për restaurimin e xhamive.

Në Bashkësinë Islame të Kosovës, thonë se kanë pasur dhe kanë bashkëpunime të mira me organizatat dhe agjencitë turke të cilat e kanë ndihmuar Kosovën në disa fusha.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se projektet e bashkëpunimit me agjencinë “Tika” kanë të bëjnë kryesisht me restaurimin e xhamive në gjithë Kosovën.

“Kemi të bëjmë me restaurimin të objekteve monumentale që janë më vlera historike arkitektonike që i përkasin trashëgimisë materiale të periudhës nga koha e perandorisë Osmane si në Prishtinë, Prizren e Pejë dhe në disa vende të tjera”, tha Sadriu.

Por, përveç xhamive, Agjencia “Tika” ka sponsorizuar edhe ndërtimin e disa shkollave në disa komuna të Kosovës. Blerim Karabaxhaku tha për Radion Evropa e Lirë se ka pasur projekte edhe për ndërtimin e një shkolle fetare.

“Është një shkollë që është ndërtuar nga ana e Tikës. Është një medrese e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame si dhe disa pajisje që janë si donacion dhënë medresesë që vepron në kuadër të BIK-ut”, tha Karabazhaku.

Prania turke në Kosovën përveç në fushën e arsimit dhe të fesë, përmes projekteve, është shtrirë edhe përmes investimeve të drejtpërdrejta. Në bazë të vlerësimeve të përgjithshme, kompanitë turke kanë marrë një pjesë të tenderëve fillimisht në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës dhe më vonë edhe në Kompaninë Energjetike të Kosovës. Projekte këto shumë milionëshe.

Përfaqësuesit e Qeverisë se Kosovës thonë se shteti i Turqisë që nga pas lufta e deri më tash, Kosovën e ka ndihmuar përmes investimeve dhe projekteve konkrete.

Ministri në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar, i tha Radios Evropa e Lirë se marrëdhëniet e Kosovës me shtetin turk, viteve të fundit janë thelluar si në bashkëpunimin politik e diplomatik ashtu edhe në investime.

“Përkrahja ka reflektuar në fushën e arsimit, kulturës në fushën e ndërtimit të infrastrukturës në nivelin komunal dhe qendror dhe në ngritjen e kapaciteteve. Faktikisht pas shpallje së pavarësisë së Kosovës ka qenë edhe një përkrahja edhe me e fortë politike sidomos në fushën e njohjeve nga shtete e ndryshme”, tha Yagcilar.

Yagcilar tha se investimet me të mëdha që janë të dukshme e sic tha ai janë duke vazhduar janë ato në arsim, shëndetësi e kulturë. Siç thotë ai bashkëpunimi më i madh është në fushën e ngritjes së kapaciteteve dhe investimeve të tjera.

Ministri Yagcilar thotë se agjencitë qeveritare turke të prnaishme në Kosovë kanë ndihmuar jashtëzakonisht në fushën e përmirësimit të infrastrukturës, pa e përcaktuar më saktësisht ku.

“Sidomos “Tika dhe “Yonus Emre”, dhe institucione të tjera kanë ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve edhe në infrastrukturë. Por, edhe marrëveshjet e ndryshme mes institucioneve të Kosovës dhe Turqisë, për ngritjen e kapaciteteve për bashkëpunim dhe për realizimin e investimeve”, tha Yagcilar.

Megjithë pohimet për ndihmën që TIKA i ka dhënë Kosovës, ka vlerësime edhe se Turqia përmes agjencive të saj që veprojnë në Kosovë po shtrinë ndikimin, siç thuhet.”islam turk”.

David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin për studimin e të drejtave të njeriut, në Universitetin e Kolumbisë në Nju Jork ka thënë se Turqia, përmes Agjencisë turke për zhvillim ndërkombëtar (TIKA), si dhe përmes ambasadës së saj në Kosovë, ka krijuar pozicion të fortë dhe të dukshëm, por agjenda e saj, siç ka thënë ai, “nuk është që t’i ndihmojë kosovarët, por që ta promovojë islamin turk në Kosovë”.

Sipas tij, Kosova nuk është e vetëdijshme për një gjë të tillë.

Aktualisht, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, rreth 19.000 turq banojnë në Kosovë. Në disa komuna të Kosovës ku jeton ky komunitet, gjuha turke është gjuhë zyrtare. Këtu përfshihet posaçërisht qyteti i Prizrenit.

 



Ju sugjerojmë

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç
Rajoni

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç

18 Qershor, 2025 6:28 pm
56 kantiere për 310.38 km/Balluku në analizën vjetore: Kemi nisur punimet në Korridorin 8
Politikë

Belinda Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për …

18 Qershor, 2025 5:50 pm
Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!
Kryesore

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

18 Qershor, 2025 5:43 pm
Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur
Bota

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

18 Qershor, 2025 5:24 pm
Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam
Politikë

Samiti për Tranzicionin Energjetik në Athinë, Balluku: Ja për çfarë diskutuam

18 Qershor, 2025 5:06 pm
Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
Bota

Të paktën 140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

18 Qershor, 2025 4:40 pm
BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin
Politikë

BE: Shqipëria të menaxhojë migracionin dhe azilin

18 Qershor, 2025 4:29 pm
Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka
Sport

Igli Tare me mision në Gjermani/ Milani ofertë mesfushorit Granit Xhaka

18 Qershor, 2025 4:17 pm
Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA
Aktualitet

Zhvillohet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Të merren parasysh dëshmitë e dhëna në SHBA

18 Qershor, 2025 4:04 pm
“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli
Aktualitet

“S’ka kontaktuar asnjë nga Irani”/ Hasani në Klan News: Hoqëm shqiptarët nga Izraeli

18 Qershor, 2025 3:55 pm
Para
E deklaroi të vdekur, policia i kërkon falje 27-vjeçarit nga Delvina 

Makina përplas 8 vjeçarin në Kavajë

Video/ Spoti fantastk i Olimpiadës së paraplegjikëve në Rio

Video/ Spoti fantastk i Olimpiadës së paraplegjikëve në Rio

Si të mbroni flokët nga uji i detit dhe dielli

Si të mbroni flokët nga uji i detit dhe dielli

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç

Sulmi në Banjskë, Prokuroria Speciale lëshon urdhër-arrest për Milan Radojiçiç
18 Qershor, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiç dhe ndaj...

Lexo më shumë

Belinda Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për …

56 kantiere për 310.38 km/Balluku në analizën vjetore: Kemi nisur punimet në Korridorin 8
18 Qershor, 2025

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e...

Lexo më shumë

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!

Bardhi në Strasburg: Në 11 Maj, Shqipëria bëri regres!
18 Qershor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demonratike, Gazment Bardhi ndodhet në Strasburg, ku ka marrë pjesë në takimin e 19-të...

Lexo më shumë

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur

Trump nuk tregon nëse SHBA-ja do ta sulmojë Iranin, por thotë se durimi është sosur
18 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të mërkurën nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com