Bota

Turqia shënon ulje e numrit të viktimave nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 26/04/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë ka njoftuar për 99 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e ulët në dy javët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi ka arritur në 2.805.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2.357 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 110.130. Koca tha se është shënuar rënie edhe e numrit të pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv.

Turqia renditet e shtata në botë për nga numri i të infektuarve, sipas Universitetit Johns Hopkins. Por, ekspertët besojnë se numri i vërtetë është më i lartë. Gati 890,000 njerëz janë testuar deri më tani në Turqi.

Pas