Bota

Turqia regjistron 36 viktima, bilanci më negativ i Covid që nga muaji Maj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:18 - 28/08/20 |
Al Do

Turqia regjistroi 36 viktima nga Covid-19 të Premten, niveli i tij më i lartë që nga 17 maj, ndërsa numri i rasteve të reja ditore u rrit përsëri mbi 1,500, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Këtë javë niveli i rasteve të reja ditore është rritur në nivelet e qershorit, duke bërë që qeveria të vendosë masa për të luftuar përhapjen e pandemisë.

Shifrat e ministrisë së shëndetësisë treguan gjithsej 1,517 raste të reja të Premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 265,515. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është 6,245.

Për t’ju përgjigjur rritjes së infektimeve të kësaj jave, presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi se të gjitha institucionet shtetërore tani mund të zbatojnë “metoda fleksibël të punës” dhe ministria e brendshme tha se po ndalonte disa evente dhe festime./ Opinion.al

Pas