Bota

“Turqia po përballet me pikun e dytë të shpërthimit të COVID-19”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:23 - 02/09/20 |
Opi Nion

Ditët e fundit në Turqi është rritur numri i viktimave dhe i personave të prekur nga COVID-19.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca është shprehur se Turqia është duke u përballur me pikun e dytë të pandemisë COVID-19 për shkak të pakujdesisë në dasma dhe organizime tjera.

Duke folur pas takimit që ka pasur me ekipin e tij për pandeminë, Koca ka thënë se Ankaraja, ka regjistruar rritjen më të madhe të shifrave të infektimit në ditët e fundit.

Ai ka shtuar se 29,855 të personelit mjekësor kanë qenë në kontakt me virusin deri më tani, ndërsa prej tyre 52 kanë vdekur.

“Shpërthimi është duke vazhduar. Virusi është duke u përhapur te më shumë njerëz çdo ditë. Numri ynë i testeve po rritet çdo ditë, numri i pacientëve të rinj nuk po bie”, ka thënë Koca.

Në 24 orë në Turqi janë regjistruar 1,596 raste të reja , duke e çuar shifrën totale të të infektuarve në 273,301. Numri total i viktimave me koronavirus në këtë shtet është 6,462./ Opinion.al

Pas