Bota

Turqia nuk ndalet, do të blejë përsëri raketa nga Rusia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 06/12/19 |
el ida

Rusia dhe Turqia po punojnë për një kontratë të re të shitblerjes së sistemeve raketore ruse S-400,.

Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar eksportuesi shtetëror rus i armëve, Rosoboronexport.

Ndërkaq, Uashingtoni ka pezulluar Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte një prodhues dhe blerës.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk është në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi. SHBA ka shkuar dhe më tej, duke e kërcënuar Turqinë për sanksione të mëdha ekonomike./Opinion.al

Pas