Bota

Turqia nis kthimin e “terroristëve të huaj” në vendet e origjinës


               Publikuar në : 14:41 - 11/11/19 |
el ida

Autoritetet turke kanë nisur kthimin e xhihadistëve të huaj në vendet e tyre të origjinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme turke, Ismail Catakli tha se një amerikan tashmë është dëbuar, ndërsa disa evropianë janë në proces të dëbimit.

“Një luftëtar i huaj terrorist nga Shtetet e Bashkuara është dëbuar pasi janë kryer të gjitha procedurat. Planet e udhëtimit për shtatë luftëtarë terroristë me origjinë nga Gjermania po ashtu kanë përfunduar. Ata do të dëbohen më 14 nëntor nga Turqia”, tha Catakli.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania nuk kanë bërë ende asnjë koment lidhur me ngjarjen.

Ndërkaq javën e kaluar, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, u  zotua se do t’i kthejë në vendet e origjinës të gjithë xhihadistët e huaj teksa ka kritikuar vendet perëndimore që kanë refuzuar t’i riatdhesojnë shtetasit e tyre, që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak./Opinion.al

Pas