Turqia ka bërë surprizën në ndeshjet e treta të grupeve në eliminatoret e Euro 2020, duke mposhtur pastër 2-0 Francën, kampione e botës në fuqi.
Golat u realizuan që në pjesën e pare me Ayhan dhe Under. Me këtë fitore, Turqia merre kreun e grupit me 9 pikë të plota, ndërsa Franca mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Islanda.
Ndërkohë, kjo fitore e Turqisë e bën edhe më të vështirë, për të mos thënë të pamundur, arritjen e objektivit për Shqipërinë, e cila mbetet në vendin e katërt me 3 pikë.
Nga ana tjetër Gjermania mori një fitore të rëndësishme 2-0 në Bjellorusi, duke siguruar trepikëshin e radhës në grupin C të kualifikueseve të Euro 2020, por përsëri mbeti në vend të dytë, të paktën përkohësisht, për shkak të fitores së Irlandës së Veriut 2-1 në Estoni./ Opinion.al