Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

2025/04/16 at 6:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

Udhëheqës ushtarakë nga disa vende po zhvillojnë bisedime këtë javë në selinë e marinës turke në Ankara, të përqendruara në sigurinë në Detin e Zi në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.


Takimet vijnë disa ditë pasi dy burime diplomatike evropiane i thanë Radios Evropa e Lirë se Turqia ka deklaruar gatishmëri për “të marrë përgjegjësi për dimensionin detar” të një dislokimi ushtarak shumëkombësh në Ukrainë.

Ka arsye praktike që Turqia të veprojë kështu.

Një konventë e vitit 1936 vendos kufizime të ashpra sa i përket tonazhit që flotat detare mund të dislokojnë në Detin e Zi si dhe sa mund të qëndrojnë atje. Kjo e bën Turqinë, e cila ka një nga ushtritë më të fuqishme të NATO-s, lojtaren e natyrshme kryesore në këtë rajon.

Për shembull, Turqia ka 17 fregata, në krahasim me tri sa ka marina e Rumanisë.

“Mendoj se është e pamundur që të zgjidhet kjo pa qenë Turqia në anën e evropianëve”, tha Sam Greene nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA) në një konferencë të mbajtur së fundi.

Anijet britanike dhe franceze pritet po ashtu të patrullojnë, me rotacion, në Detin e Zi, si pjesë e një force të sigurisë apo paqeruajtëse.

Por, teksa po diskutohet për këtë forcë tokësore nga “koalicioni i vullnetit”, misioni detar mund të varet nga një “garanci nga Shtetet e Bashkuara”.

Çfarë e bën këtë të ndryshme?

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), tha se kjo do të përfshinte inteligjencë, mbikëqyrje, vëzhgim në tokë dhe ajër. Edhe pse, siç tha CSIS, anijet e marinës amerikane gjithsesi patrullojnë rregullisht në Detin e Zi dhe prandaj mund të luajnë një rol.

Në këtë kuptim, një mision në Detin e Zi do të zhvillohej nën kushte të ndryshme nga një mision tokësor – pasi NATO tashmë ka një prani të konsoliduar atje përmes stërvitjeve të rregullta shumëkombëshe.

Në fakt, NATO-ja sapo ka përfunduar stërvitjet ku u përfshin forcat detare nga 12 shtete, përfshirë nga Turqia, SHBA-ja, Britania dhe Rumania. Gjatë 12 ditëve, forcat simuluan përgjigje ndaj sulmeve hibride, detare dhe ajrore në rajon.

Patrullimet detare do të përqendroheshin në misione të ndryshme, sikurse siguria e lirisë së lundrimit për anije tregtare komerciale (përfshirë eksportet e drithit nga Ukraina), monitorimi i zbatimit të armëpushimit dhe pastaj deminimi.

Andriy Ryzhenko, kapiten në rezervat e marinës ukrainase, i tha Current Time të Radios Evropa e Lirë se “shumë porte aktualisht janë të bllokuara plotësisht” për shkak të minave.

“Ato janë në Mikolajiv, Pçalkiv, Herson. Portet e tjera zyrtarisht janë të hapura, por me kufizime… minat duhet të gjenden dhe të neutralizohen”, tha ai.

“Ukraina ka fituar”

Për dallim nga lufta tokësore, Ukraina ndien se po fiton ose tashmë e ka fituar luftën në det.

Një sërë sulmesh spektakolare që fundosën shumë anije ruse e kanë detyruar flotën ruse – që numerikisht është më e madhe – të largohet nga bazat e saj në Krimenë e pushtuar dhe të kthehet në Novorosijsk.

“Ukraina ka fituar në det dhe tani e ka një avantazh të plotë. Kjo do të thotë se nuk i lejon armikut të afrohet pranë brigjeve të saj dhe siguron që të ketë lundrim të anijeve civile”, tha për Radion Evropa e Lirë më 8 prill, Oleksiy Neizhpapa, kreu i marinës ukrainase.

“Por, armiku ka aftësi, ka armë dhe mund të godasë objektet civile, anijet civile direkt në porte apo në det. Prandaj, sigurisht, që vazhdon të ketë rrezik”.

Kjo u demonstrua qartë nga sulmet të kryera nga Rusia në Odesa më 16 prill.

Ryzhenko theksoi po ashtu se lundrimi në Detin e Zi nuk po zhvillohet përmes rrugëve që përdoreshin para luftës, duke thënë se këto linja detare duhet të rikthehen.

“Duhet të jetë e mundur të lundrohet drejtpërdrejt nga Odesa në drejtim të Bosforit mes për mes Detit të Zi, dhe jo duke u fshehur në ujërat territoriale të vendeve fqinje”, tha ai.

Ryzhenko shtoi se bisedimet në Ankara do të përqendrohen pikërisht në këto detaje.

Bisedime të profilit të ulët

Bisedimet u bënë publike nga Ministria turke e Mbrojtjes më 13 prill, por zyrtarët nuk treguan se cilat shtete po merrnin pjesë.

Më vonë u raportua se anëtarët e NATO-s, Bullgaria dhe Rumania, do të përfshiheshin në takime, së bashku me Gjeorgjinë.

Më 15 prill, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë i tha Radios Evropa e Lirë se do t’i bashkohej takimeve, përpara se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të zbulonte se edhe Ukraina dhe Franca po merrnin pjesë.

“Po flasim për praninë e një kontingjenti në det, dhe besojmë se Turqia mund të ketë një rol serioz në garancitë e ardhshme të sigurisë për detin”, tha Zelensky.

“Këtu nuk bëhet fjalë për përfundimin e luftës, por për atë që do të ndodhë pas armëpushimit, garancitë e sigurisë”, shtoi ai.

Ashtu si në diskutimet e mëparshme për një kontingjent tokësor, Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në këto bisedime./REL



Ju sugjerojmë

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

E quajti hije të opozitës “Kushtetuesja” i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur

8 Shtator, 2025 9:57 pm
Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Kronikë

Aksident në Krumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

8 Shtator, 2025 9:32 pm
Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë
Bota

Çfarë pritet të ndodhë në Francë, pas rrëzimit të qeverisë

8 Shtator, 2025 9:31 pm
“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”
Bota

“Boris Johnson përdori lidhjet si kryeministër për kontrata milionëshe private”

8 Shtator, 2025 9:28 pm
Para
Berisha: BE dha për fermerët 130 mln euro, Rama ua shpërndan ‘xhaçkave’ të tij

Berisha: BE dha për fermerët 130 mln euro, Rama ua shpërndan 'xhaçkave' të tij

Berisha: Fshati përjetoi pasojat më të rënda nga Reforma Territoriale!

Berisha: Fshati përjetoi pasojat më të rënda nga Reforma Territoriale!

Kosovë/ Partitë pro seancës konstituive, por pa qëndrime të ndryshuara

Kosovë/ Partitë pro seancës konstituive, por pa qëndrime të ndryshuara
















TE FUNDIT

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
8 Shtator, 2025

Avokati Redi Ramaj thotë në emisionin “Opinion” se drejtësia shqiptare nuk arriti të përcaktonte qartë rrezikshmërinë që paraqiste Ragip Gila,...

Lexo më shumë

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
8 Shtator, 2025

Disa ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e një 34-vjeçari të identifikuar si Kristian Kola, në ambientet e...

Lexo më shumë

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
8 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari i Tv Klan Merin Maçi ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, për autorin si dhe...

Lexo më shumë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
8 Shtator, 2025

Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com