Një gjykatë ka kërkuar ekstradimin e 54 shtetasve turq që dyshohet se janë të përfshirë në puçin e vitit 2016.
Gjykata e katërt kriminale në Ankara ka dëgjuar rastin e 74 të dyshuarve, përshirë pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gulenit, ndersa 54 prej tyre janë gjykuar në mungesë.
Mediat turke raportojnë se 54 të arratisurit jetojnë në Amerikë, Gjermani, Izrael, Britani të Madhe, Egjipt, Emirate të Bashkuara Arabe, Afrikë të Jugut, Maltë dhe një prej tyre jeton në Shqipëri.
Sipas mediave turke, Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka bërë një kërkesë në Shqipëri për ekstradimin e Nevzat Avyaci.
Javën e kaluar Kosova depërtoi në Turqi gjashtë shtetas turk të kërkuar nga regjimi i Erdoganit pa ndonjë vendim gjyqësor.