Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia i dhuron policisë shqiptare servera dhe pajisje për ruajtjen e të dhënave

2022/12/20 at 7:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Turqia i dhuron policisë shqiptare servera dhe pajisje për ruajtjen e të dhënave

Policia turke i ka dhuruar Policisë shqiptare, një donacion që përfshin servera dhe pajisje për integrimin e disa prej programeve të Policisë së Shtetit dhe ruajtjen e të dhënave të tyre.


Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke Mehmet Aktaş, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, ka zhvilluar një vizitë pune në Policinë e Shtetit.

Fillimisht, Aktaş është pritur në një takim “kokë më kokë” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku dhe më pas të dyja delegacionet zhvilluan një takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të reja në fushat me interes të përbashkët.

Të dy drejtorët e përgjithshëm vlerësuan marrëdhëniet mes dy policive, shkëmbimin e informacioneve për grupe dhe persona me aktivitet kriminal në fushën e krimit të organizuar, si dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për kapjen e personave të shumëkërkuar.

“Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë turke dhe ambasadorin e Turqisë, në Shqipëri, për ndihmën dhe kontributin e dhënë përmes donacioneve konkrete, në luftën ndaj sulmeve kibernetike, të cilat përgjatë muajit shtator, 2022, përfshinë sistemet teknologjike të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe për rritjen e sigurisë kibernetike në përgjithësi. Kjo ndihmë vjen në kuadër të bashkëpunimit intensiv me Policinë turke, bashkëpunim i cili e tejkalon nivelin protokollar dhe ka dimensionet e një miqësie të vërtetë dhe ndihme vëllazërore, në funksion të qëllimeve tona të përbashkëta. Ura e bashkëpunimit ndërmjet policive tona karakterizohet nga gatishmëria dhe reagimi në kohë ndaj çdo sfide të përbashkët. Ky fakt na inkurajon për të ardhmen, për ta thelluar më tej bashkëpunimin për çeshtje konkrete si lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe për rritjen e kapaciteteve trajnuese të policive të të dy vendeve. Policia e Shtetit shqiptar ju garanton se është e angazhuar për të qenë për kolegët tanë të Policisë turke, partnere e besueshme, tepër transparente dhe shumë bashkëpunuese në luftën tonë të përbashkët, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit”-tha Rrumullaku.

Nga ana e tij drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke tha: “Ndihem shumë krenar dhe shumë i lumtur që gjendem në Shqipëri, në një vend mik për Turqinë. Turqia dhe Shqipëria kanë lidhje shumë thella miqësore dhe sot për këtë arsye gjendemi këtu. Sipas direktivave të Ministrit të Brendshëm të Republikës së Turqisë, sapo jemi njohur me sulmet kibernetike, kemi dërguar ekipin teknik të punës dhe sot jemi këtu për të bërë dorëzimin e disa pajisjeve të cilat do t’ju vijnë në ndihmë. Ndihma jonë nuk do të ndërpritet këtu. Në të ardhmen, në kuadër të bashkëpunimit tonë, do të kemi dhe suporte akoma më të forta. Bashkëpunimi ynë është shumë i gjerë dhe një ndër fushat që kemi bashkëpunim të fortë është edhe fusha e trajnimeve dhe ofrimit të mundësisë për kurse. Bashkëpunimi do të vazhdojë në shumë fusha, si në luftën kundër terrorizmit, pastrimit të parave, krimit të organizuar etj. Dua të falënderoj përzemërsisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, për gatishmërinë që ka treguar që në momentet e para kur ai e mori këtë detyrë, duke bërë të mundur që palës turke t’i ofrojë ndihmën për arrestimin e disa anëtarëve të cilët ishin duke operuar në Shqipëri, si anëtarë të grupeve kriminale. Më lejoni të përfundoj fjalimin tim duke falënderuar për këtë mikpritje dhe për këtë bujari që më ka treguar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar dhe njëkohësisht të gjithë ekipin e tij, duke iu uruar suksese në vijim. Dua të theksoj faktin se Policia e Shtetit të Turqisë do vijojë të qëndrojë pranë jush, me çdo mjet dhe suport.”

Drejtori i Policisë turke i ka dorëzuar Drejtorit të Policisë së Shtetit, donacionin që përfshin servera dhe pajisje për integrimin dhe ruajtjen e të dhënave të disa prej sistemeve të Policisë së Shtetit, që u dëmtuan për shkak të sulmit kibernetik.



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
Aktualitet

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

21 Qershor, 2025 11:07 am
OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
Bota

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

21 Qershor, 2025 10:53 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme
Bota

Një grua në krye të DW, Barbara Massing do të jetë drejtorja e re e përgjithshme

21 Qershor, 2025 10:08 am
Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Para
Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë/ 19-vjeçari aksidenton për vdekje një person

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë/ 19-vjeçari aksidenton për vdekje një person

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë edhe në “Jerusalem 2022”

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë edhe në “Jerusalem 2022”

Lukashenko krah Putin: Ne jemi njerëzit më të dëmshëm në planet

Lukashenko krah Putin: Ne jemi njerëzit më të dëmshëm në planet
















TE FUNDIT

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
21 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, Emilian dhe Mikelian Filipi, pasi akuzohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve...

Lexo më shumë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
21 Qershor, 2025

Shefi i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ndërkombëtare për...

Lexo më shumë

Dita e Liqenit të Ohrit

Dita e Liqenit të Ohrit
21 Qershor, 2025

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit –...

Lexo më shumë

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 72-vjeçarem, pasi akuzohet se nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com