Bota

Turqia i dërgon ndihma Spanjës dhe Italisë, ja cfarë shkruhet tek pakot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 01/04/20 |
Al Do

Turqia i ka dërguar produkte të ndihmës mjekësore Spanjës dhe Italisë, dy vendet që janë duke vuajtur më shumë nga koronavirusi.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se një avionin ushtarak për mallra është nisur nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Ai është ngarkuar me mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe dezinfektues antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend.

Një detaj që ra në sy ishte se mbi kutitë e ndihmës është vendosur një letër ku është shkruar në gjuhën italiane dhe spanjolle një shprehje e poetit dhe dijetarit turk Xhelaludin Mevlana (Rumi).

“Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”

Avioni i nisur me ndihmat e Turqisë nga Ankaraja fillimisht do të shkojë në Spanjë dhe më pas nga aty në Itali. /Opinion.al

Pas