Turqia ka hequr të gjitha masat Covid-19 të udhëtimeve për qytetarët shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një postim në “Facebook”.
Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen. Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.
Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.
Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.
Për informacion më të detajuar mbi lëvizjet jashtë vendit, mund të vizitoni linkun zyrtar: https://punetejashtme.gov.al/en/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja/