Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur Turqinë lindore, duke shkaktuar një panik të madh të banorët, pjesa më e madhe e të cilëve braktisën shtëpitë e tyre, duke kthyer në kujtesë imazhet e frikshme të disa muajve më parë.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 8 km, rreth 12 km në juglindje të Malatija.
Pas tërmetit të parë të fuqishëm janë regjistruar dhjetëra lëkundje të tjera më të lehta.