Turqia ka goditur me artilierinë e saj pozicionet e ushtrisë siriane, në veri të provincës së Alepos, bën me dije një komunikatë nga Damasku, cituar nga Russia Today.
Bombardimet vazhdojnë edhe sot. Dje Ankaraja ka goditur pozicionet e forcave kurdo siriane. Sipas njoftimit të qeverisë siriane, e gjithë kjo është mbështetje e Turqisë ndaj terrorizmit.