Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia dërgon anije shpimi në Mesdhe, Erdogan: Do marrim atë që na takon

2022/08/10 at 10:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi enkas në Mersin në jug të Turqisë për të qenë i pranishëm.

“Abdylhamid Han” do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë inagurimit të anijes së re të shpimit në portin e Merinit. Ne do të marrim „atë që na takon”. Anija “Abdylhamid Han” fillimisht do të niset për në rajonin Iskenderun, tha ai. Zona e parashikuar për shpime ndodhet në veri të Qipros jo larg territoreve, për të cilat Turqia grindet me Greqinë dhe Qipron.

Parimisht i hedh poshtë rezervat greke dhe qipriote kundër misioneve turke të shpimit, tha Erdogan duke deklaruar, se Turqia ka të drejtën të kërkojë për gaz në territoret që i ka të vetat: “Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndokush.”

Anija “Abdylhamid Han”, sipas tij, është një “Simbol për vizionin e ri të Turqisë në sektorin e energjetikës”, tha Erdogan në Mersin. Sipas mediave turke anija e emërtuar sipas njërit prej sulltanëve osmanë fillimisht do të kërkojë për gaz deri më 7 shtator.

Grindje e vazhdueshme mes fqinjëve në lindje të Mesdheut

Konflikti për rezervat e gazitrëndon prej vitesh ndër të tjera marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Më 2020 të dy vendet për pak sa nuk u përplasën ushtarakisht, kur anija turke e shpimeve “Oruc Reis” nën eskortimin e anijeve luftarake ndërmori udhëtimet në kërkim të burimeve të gazit në jug të ishullit Rhodos. Marina greke u mobilizua. Vetëm pas largimit të “Oruc Reis” nga territoret e diskutueshme gjendja u qetësua.

Greqia akuzon Turqinë, se po kryen hulumtime në mënyrë tërësisht ilegale. Qeveria në Ankara i hedh poshtë akuzat dhe mbron pozicionin, se kërkimi i gazit është konform ligjit, pasi ujërat ku operohet shtrihen në harkun tokësor turk. Si Greqia  dhe Qiproja si vende anëtare të BE-së, ashtu edhe Turqia kanë pretendime ndaj rezervave të gazit të zbuluara në tabanin e detit në lindje të Mesdheut.

Pavarësia energjetike po vendoset gjithnjë e më shumë në fokus edhe në Ankara

Në plan të parë Turqia synon zbulimin dhe shfrytëzimin e rezervave të gazit, shkruan në një artikull Christian Schaller, studiues pranë fondacionit gjerman „Shkenca dhe Politika”. “Por në radhë të parë Turqia synon edhe dominancën maritime në rajon.” Gjestet që tani sërish po bëhen agresive kundrejt Greqisë, sipas disa vëzhguesve pjesërisht kanë të bëjnë edhe me zgjedhjet që do të zhvillohen në Turqi duke ua shpjeguar ato klientelës së zgjedhësve si gjeste nacionaliste.

Lufta sulmuese ruse në Ukrainë e ka nxjerrë në fokus aspketin e furnizimit me energji. Turqia vitin e kaluar një të katërtën e naftës dhe pothuajse gjysmën e importeve të gazit i ka marrë nga Rusia dhe tani po përpiqet ta minimizojë këtë varësi./DW

Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
Kronikë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:56 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

27 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Aktualitet

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Para
U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në Durrës anija me 6 mijë ton grurë

U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në Durrës anija me 6 mijë ton grurë

“Krimea është e jona”, Zelensky: Lufta në Ukrainë mbyllet me çlirimin e saj

“Krimea është e jona”, Zelensky: Lufta në Ukrainë mbyllet me çlirimin e saj

Bastisja e vilës së Trump, FBI kontrollon veshjet e Melanisë dhe thyen kasafortën

Bastisja e vilës së Trump, FBI kontrollon veshjet e Melanisë dhe thyen kasafortën

TE FUNDIT

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
27 Dhjetor, 2025

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se...

Lexo më shumë

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
27 Dhjetor, 2025

Shkencëtarët britanikë kanë kombinuar me sukses ADN-në e tre personave të ndryshëm – një baba, një nënë dhe një donator...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29 vjeçare, e cila duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një 69-vjeçar...

Lexo më shumë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Gramshit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur ndaj tij. Sipas Policisë, 34-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com